Connect with us

Aktualitet

Goditje nga radhët e PS-së/ Kreu i Maliqit sfidon hartën e re territoriale

Kundërshtimi ndaj hartës së re territoriale po shfaqet edhe brenda strukturave të Partisë Socialiste në Maliq, ku kryetari i degës së PS-së, Ornid Demollari, ka dalë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Korçën.

Demollari ka argumentuar se një ndryshim i tillë mund të sjellë largimin e shërbimeve publike nga qytetarët dhe ka shprehur qëndrimin e tij pas dëgjesave të zhvilluara në njësinë administrative Libonik. Gjatë konsultimeve, banorët kanë kundërshtuar bashkimin e Maliqit me Korçën, duke kërkuar që komunitetet lokale të kenë më shumë rol në vendimmarrjen për ndryshimet territoriale.

Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur konsultimet me banorët e njësive administrative për qëndrimin që do të mbajë bashkia lidhur me reformën. Dëgjesat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin zyrtar të Bashkisë Maliq në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Dokumenti do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimet parlamentare për reformën territoriale pritet të rikthehen në muajin tetor.

Advertisement