Connect with us

Aktualitet

‘Rrezik për…’/ Banorët e Fierzës në protestë kundër guroreve

Banorët në Tropojë janë ngritur sot në protestë kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit. Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.

Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

 

 

Ndërkohë edhe turizmi malorë është i kërcënuar, siç është rasti i Bujtinës Adora, e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj turistik, por në hyrje të këtij resorti guroret bëjnë gërmimin e faqes së malit, duke shkaktuar zhurma, pluhur e shqetësime për turistët.

Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.

Advertisement