Connect with us

Aktualitet

I rrezikshëm, si asnjëherë më parë shqiptari deportohet me avion ushtarak nga…

Me formën e përzgjedhur nga autoritetet në Dublin për ta ekstraduar drejt Tiranës, ai bëhet ndër më të rrezikshmit që autoritetet irlandeze kanë pasur të bëjnë.

Fjala është për një shqiptar, i cili u arrestua në qershor në Cork pak kohë pasi iu refuzua kërkesa për azil në prill.

Shqiptari, i cilësuar si i rrezikshëm nga Garda irlandeze është sjellë në Rinas me një avion ushtarak që është nisur nga aerodrome Baldonnel.

Ai është shoqëruar deri në Tiranë nga oficerët e armatosur të Byrosë së Emigracionit, pasi ishte subjekt i deportimit me një urdhër të firmosur nga ministrja e Drejtësisë, Helen McEntee.

Arsyeja pse ai u transportua me avionin e Forcave të Mbrojtjes Irlandeze është për shkak se kishte abuzuar me stafin dhe kishte lëshuar kërcënime në drejtim të tyre, kur autoritetet tentuan ta deportonin me një fluturim komercial.

Ky është një prej rasteve të rralla kur avioni ushtarak përdoret për deportime. Më herët janë depërtuar në të njëjtën mënyrë anëtarë të një karteli dhe një mafioz me pseudonimin “Dublin Jimmy”.

Advertisement