Connect with us

Bota

‘Jam kundër…’, gruaja ruse sulmohet nga burri (VIDEO)

Në rrjet është duke qarkulluar një video me pamje të rënda, ku shihet sesi një burrë godet me grusht një grua vetëm sepse ajo tha se ishte kundër ‘operacionit special ushtarak’ të Rusisë në Ukrainë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Murmask. Gruaja me shtetësi ruse shoqërohej nga një grup vajzash në momentin që është dhunuar nga i panjohuri, i cili pretendonte se ishte pjesëmarrës në ‘operacionin special ushtarak’ në Ukrainë.

Shumica e vajzave thonë se nuk janë kundër luftës, por njëra prej tyre shprehet i thotë jo pushtimit të Ukrainës. Si kundërpërgjigje, burri e godet vajzën me grusht në fytyrë gjersa ajo përpiqet që t’i rezistojë duke e goditur me shkelm.

Advertisement