Connect with us

Rajon

BE-ja tallet, s’ka qasje serioze në dialog/ Por edhe Kosova e Serbia bëjnë ‘sikur’

Në Serbi, njohësit e proceseve politike shprehen pesimistë përsa i përket mundësisë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin të gjitha kontestet deri në fund të kësaj decade, pasi sipas tyre palët kanë krijuar situata që nuk premtojnë se do të ndryshojnë qasje në procesin e normalizimit të raporteve. Por gjithashtu normalizimi i marrëdhënieve do të varet edhe nga fakti se sa do të jetë Perëndimi energjik në presionin ndaj palëve, që problemet të zgjidhen.

Por Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, në një prononcim ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk do të varet në veçanti vetëm nga këto dy vende.

Ai ka konsideruar se BE-ja nuk ka treguar seriozitet në qasjen e saj ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ndërsa argumentin e tij e ka ndërtuar mbi bazën se pesë vende brenda BE-së – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Në qoftë se ata janë seriozë, Komisioni Evropian, duhet të merren vesh me ato pesë shtete. Pra, a e pranojnë Kosovën si shtet dhe shoqëri demokratike, sipas parimeve të vitit 1990’? Pse nuk po e bëjnë këtë?”.

BE-ja si institucion dhe pesë vendet mos-njohëse në vecanti ishin zotuar se pas arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, do të ndryshonte edhe qëndrimi ndaj Kosovës, por edhe pse marrëveshja erdhi në njëfarë forme, nuk ka asnjë lëvizje drejt njohjes.

Gjithsesi më 14 shtator në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE-së, ka njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në një konferencë për media në Spanjë.

Advertisement