Connect with us

Sport

Largimi nga PSG/ Neymar: Unë dhe Messi nuk ishim të qetë, askush nuk na vlerësoi

Pas disa vitesh te PSG, Neymar vendosi të largohej nga Parisi, për t’u bashkuar me Al Hilal në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian nuk ka hezituar për të folur për mënyrën sesi shkuan gjërat te kampionët e Francës.

“Ishte një periudhë e vështirë. Unë dhe Messi nuk ishim aspak të qetë. Ai përjetoi një moment fantastik me Argjentinën, por sapo u rikthye në Paris humori i tij ndryshoi. Unë dhe Messi përjetuam ‘ferrin’. Unë kam dhënë maksimumin tim gjithmonë, ne jemi kampionë dhe përpiqemi gjithmonë të bëjmë histori, por në fund askush nuk na vlerësoi.

Messi nuk e meritonte atë largim. Ai u akuzua padrejtësisht, por tani gjithçka ka kaluar dhe jam i lumtur për të. Ai është një person fantastik, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po bën përsëri mirë, po tregon vlerat e tij”-tha Neymar.

Sport

Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin, dënojnë dhunën në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Gjithashtu, Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi, gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti, Ministri Balla, gjatë kësaj ceremonie u shpreh se; “dokumenti përmban masa konkrete për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive”.

Sa i përket parandalimit dhe frenimit të fenomeneve të dhunës dhe sjelljeve antisportive, Balla vuri në dukje se “për fat të keq ndeshjet e futbollit, sidomos ato të kampionateve kombëtare, kanë qenë herë pas here dëshmitare të incidenteve të dhunshme dhe sjelljeve antisportive, që kanë cenuar imazhin e sportit dhe kanë rrezikuar jetën e tifozëve dhe lojtarëve. Ky memorandum synon të adresojë pikërisht këto probleme në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme”.

Në memorandum, parashikohet edhe bashkëpunimi në lidhje me trukimet e ndeshjeve, apo fenomeneve të tjera të paligjshme.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Brendshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit angazhohen të bashkëpunojnë ngushtësisht për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës dhe paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Së bashku do të përqendrojmë forcat tona në masa parandaluese, iniciativa edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe në masa ndëshkimore të rrepta për shkelësit”, shtoi Ministri.

Ministri i Brendshëm është i njohur për pasionin e hershëm për sportin, e futbollin veçanërisht, dhe njihet si një ndër përkrahësit më të zjarrtë të ekipit kombëtar.

“Këtë vit, Shqipëria ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për Kampionatin Evropian. Ky është një moment krenarie për të gjithë vendin dhe një dëshmi e përpjekjeve të palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky kualifikim na kujton rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur objektiva të mëdha”, nënvizoi Balla.

Continue Reading

Sport

Do të publikojë sot listën e Kombëtares për Euro2024, Sylvinho ka dy dilema

Sot në ora 16:00, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho, do të publikojë listën e futbollistëve kuqezi që do të marrin pjesë në finalet e Euro2024.

Pasi pjesa më e madhe e Kombëtareve kanë bërë publike listën, Sylvinho ka pritur që të mbarojnë disa nga kampionatet ku luajnë edhe futbollistët e Kombëtares.

Nuk dihet nëse Sylvinho do t’i qëndrojë besnik idesë së tij që duhet të marrë pjesë në këtë eveniment me 23 futbollistë, ose do të ketë në ekip 26 futbollistë.

Po ashtu, bëhet me dije se trajneri kuqezi, ka akoma dy dilema, dhe akoma nuk ka vendosur për listën e plotë dhe diçka të tillë pritet ta vendosë në momentin e fundit.

Lista paraprake:

Continue Reading

Sport

Luis Enrike: Ksavi duhej të vazhdonte, kështu mendoj edhe tani

Reagimet e personaliteteve të futbollit pas konfirmimit zyrtar të shkarkimit të Ksavit si trajner i Barcelonës kanë mbërritur menjëherë.Madje edhe nga jashtë Ligës. Mendimin e tyre e kanë shprehur dhe Pep Guardiola (Mançester Siti) dhe Luis Enrike (Paris SG). Luis Enrike, kreu i pankinës së PSG-së është pyetur edhe për shkarkimin e dikujt që së fundmi ka qenë rival i tij në Ligën e Kampionëve dhe ish-bashkëlojtar i tij në të kaluarën ekipi dhe më pas nxënësi i tij kur u takuan te Barça në sezonin 2014-15.“Në Barcelonë kam thënë se do të doja që Ksavi të vazhdonte të drejtonte ekipin dhe i qëndroj mendimit tim”, ka komentuar shkurt Luis Enrike.

Continue Reading

Sport

Bajern Mynihu përgatit 60 milion euro për sulmuesin spanjoll

Emri i Dani Olmons vazhdon të jetë obsesioni te bordi i Bajern Mynihut. Ata kërkuan edhe verën e shkurtër për të firmosur me futbollistin spanjoll, i cili inkuadrohet në gjirin e Lajpcigut.

Fakti që ai shkatërroi i vetëm Bajerni në “Allianz Arena” në Superkupën e Gjermanisë i shton dozat se 26- vjeçari është në gjendje t’i jap siguri mesfushës bavareze dhe fuqi forcës goditëse. Prestigjozja “Bild” raporton se këtë verë hyn në fuqi klauzola e largimit për 60 mln euro. Shefat në Mynih janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesën Lajpcigut. Barcelona dhe Mançester Siti i Pep Guardiolës janë të interesuar gjithashtu për shërbimet e Olmos.

Por duhet theksuar se Bajerni ka pasur disa “histori” transferimesh me “demat”, nga trajneri Nagelsman e deri të lëvizjet e “freskëta” si, Daiot Upamekano dhe Konard Laimer. Mediumi ekspert i “transfermark” e vlerësuan kartonin e fantazistit iberikas 50 mln euro. Gjatë këtij sezoni ka kontribuar me 7 gola dhe 5 asiste në 25 ndeshje.

Continue Reading

Sport

“EURO 2024” pa VAR? Beteja ligjore tenton të trembë UEFA-n

“Euro 2024” në Gjermani pa VAR në lidhje me pozicionin jashtë loje? Perspektiva është e largët, por për momentin, nuk mund të përjashtohet plotësisht: gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjykatësit e Hamburgut në lidhje me një kërkesë nga kompania holandeze “Ballinno”, e cila pretendon se UEFA ka kopjuar teknologjinë prej saj për të vlerësuar pozicionin jashtë loje.

Seanca e parë u caktua për datën 3 qershor, vetëm njëmbëdhjetë ditë përpara nisjes së Europianit. Në këtë rast, dëmi do të ishte evident: një kthim prapa në nivelin teknologjik dhe rreziku i polemikave për situatat milimetrike. Gjithçka filloi një vit më parë, kur “Ballinno” filloi të përgatiste ankesën kundër UEFA-s për të demonstruar se si 13 vite më parë kompanisë holandeze i ishte dhënë një patentë për një metodë dhe një sistem për identifikimin e një situate jashtë loje.

Ankesa, megjithatë, u paraqit vetëm më 18 prill, duke ngritur dyshime se koha ishte zgjedhur e tillë për të vënë në rrezik organizimin e “Euro 2024”. Një zëdhënës i tha “The Sun” se UEFA nuk është aspak e shqetësuar edhe për faktin sepse patenta i referohet një çipi të futur në top, i cili menjëherë zbulon pozicionin e parregullt kur goditet, duke komunikuar drejtpërdrejt me kufjen e arbitrit. Prandaj, nuk ka të bëjë me gjurmimin e linjave të pozicionit jashtë loje me të cilat jemi mësuar, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për dy teknologji të ndryshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING