Connect with us

LAJMI I FUNDIT

“Reflektoni”, Basha mesazh Bardhit dhe deputetëve të tjerë

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se s’do të reshtin së ftuari këdo që do të reflektojë dhe të bëhet pjesë e grupit pro euroatlantik, pavarësisht situatës në PD dhe deputetëve që i janë rreshtuar kundër.  Për ata që kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë Basha u uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan. “Cilido do që ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mbaj flamurin e demokratëve dhe të flasë për ta në emër të interesit personal apo në emër të interesave të personal të klientëve të trekëndëshit të bermudës. Për shumë gjatë u penguan ju, penguan Partinë Demokratike me manovrat e errëta, tani po shfaqen në sytë e demokratëve. Kjo kohë mori fund, koha kur vendimet në emër të demokratëve marrin mori i merrte një grusht njerëzish mori fund, me vendimet e Kuvendit kombëtar. Ndaj dua ta them hapur unë s’do lejoj askënd të luajë me interesat politike të PD, që kërkon të qojë demokratë symbyllurazi në hullitë e non gratave, se ne hymë në këtë beteje për të mbrojtur interesat e PD, si interesat euratlantike jo thjesht të demokratëve, por edhe të shqiptarëve. Ndaj do qëndrojmë fuqimisht për këtë vlera. S’do reshtim dhe s’do humbasim durim tonë për të ftuar këdo që të reflektojë e të jetë pjesë e këtyre vlerave, por që kanë vendosur ti trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.

Advertisement