Connect with us

Rajon

Nuk ka paqe për Greqinë, pas zjarreve pushtohet nga përmbytjet (PAMJET)

Greqia nuk gjen qetësi. Pas zjarreve që përfshinë territorin, tashmë vendi është përfshirë moti i keq.

Një person ka humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Vendi fqinj është goditur nga fenomeni “Daniel”. Probleme të rënda janë shkaktuar në prefekturën e Magnezisë , duke prekur edhe zonën e Makrinicës së Pelionit. Shirat e rrëmbyeshëm të kthyer në lumenj kanë bllokuar rrugët dhe po ashtu edhe parking qendror në Makrinicë është bllokuar nga shirat.

 

 

Sakaq rrëshqitjet e gurëve kanë dëmtuar rëndë edhe makinat e parkuara. Në të njëjtën kohë, ashpërsia e motit të keq ka shkatërruar dy rrugët në fshatin Ano Lechonia në Pelionin perëndimor. Imazhet të kujtojnë skenat e apokalipsit. Banorët e zonave të goditura nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Advertisement