Aktualitet
E akuzoi se është takuar me Bajrat e Shkodrës/ Spiropali-Berishës: Ti leh
Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës i cili oborrin e kuvendit tha se ka një video që sipas tij tregon se ministrja është takuar me Bajrat e Shkodrës dhe grupe te tjera.
O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh. Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali. Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty. Ka ikur koha jote. Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim. Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë. Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh”, shkruan Spiropali.