Connect with us

Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar në Riva del Garda të Italisë, raportojnë mediat e huaja.

Fillimisht i riu shqiptar, tentoi të arratisej duke vrapuar mes turistëve në përpjekje për t’u bashkuar me turmën, por arratia përfundoi shumë shpejt brenda një dyqani, ku burri kishte hyrë për t’i shpëtuar policisë.

27-vjeçari shqiptar dyshohet se ka marrë pjesë në një tentativë vrasjeje qershorin e kaluar, bashkë me një tjetër shtetas. Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Advertisement