Connect with us

Aktualitet

Ardit Bido: Kemi dëgjuar me zë nga Fredi Beleri që shqiptarët janë nga Kaukazi

Profesori Ardit Bido ka deklaruar në “Opinion” se Fredi Beleri ka thënë se “shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi”. Sipas Bidos kjo është e faktuar me përgjimet që Prokuroria ka siguruar, duke shtuar se Beleri ka provokuar hapur shqiptarët në Himarë.

Ardit Bido: Nëse këtu kemi të bëjmë me figurën e Fredi Belerit, me veprat penale të Fredi Belerit, sepse nuk e di pse nuk ia themi publikut, këtu e kam hallin unë. Më shqetëson në disa aspekte, i pari është aspekti penal, ne nuk ia themi publikut që për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Belerin e ka arrestuar policia e shtetit grek. Ka bërë hetimet shteti grek, sepse ajo e ka kapur me armë në kufi. E ka kapur me armë në kufi, e ka kapur me radio marrës në kufi, në një sulm të dytë që do bënte Mavi, që e njeh dhe shteti grek dhe shteti shqiptar si organizatë terroriste, në kufi me Shqipërinë. E ka arrestuar, ka bërë hetime, dhe unë personalisht kam dëgjuar shumë raste gjatë periudhës komuniste, që dikush arrestohet në flagrancë dhe shpëton nuk dënohet dhe madje lihet i lirë, për të kryer veprime të tjera. Patjetër pastaj Prokuroria shqiptare nuk kishte se çfarë të bënte. Që në 2014-ën nuk kishte Prokuroria shqiptare ça hetimi të bënte, letërporosia e dërguar palës greke nuk u krye kurrë, pra hetimet për çështjen, faktet që ishin nuk iu dhanë Prokurorisë. Ajo që mua më shqetëson nuk është pjesa juridike, nëse ai është arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme ose jo, ka prova, janë djegur procedurat apo jo, kjo çështje nga pikëpamja juridike do zgjidhet. Mua më shqetëson pikëpamja morale, ne kemi parë e lexuar kur ai thoshte 50 Euro vota, e kemi parë këtë fakt. Por, më e rëndësishmja ai bënte tregti pasaportash, në këto përgjime na rezulton që bënte ndërhyrje për pasaporta greke. Kemi dëgjuar me zë nga Fredi Beleri që shqiptarët janë nga Kaukazi. Ajo që është e padiskutueshme është se Fredi Beleri mendon se ju jeni nga Kaukazi, të njëjtën gjë mendon dhe për mua. Një individ që ka provokuar në mënyrë shumë të qartë shqiptarët duke u thënë se ju keni ardhur nga Kaukazi se vendalinj jemi ne, grekët e Himarës

Advertisement