Aktualitet
Tensionet në veri/ Biberaj: Vuçiç i përkëdheluri i Europës, Rama palë me Serbinë
Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj ka komentuar tensionet e krijuara në veri të Kosovës.
Biberaj u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ishte i turpshëm, ndërsa shtoi se ai është bërë palë me Serbinë.
“Qëllimi i Serbisë është i ditur, por të turpshme janë qëllimet e kryeministrit shqiptar që bëhet palë me Serbinë. Vuçiç është aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës. Ai donte të krijonte një Donbas në Kosovë, gjë që ka dështuar. Ata duhen trajtuar si pushtues, por kryeministri s’mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare. Nëse bëhet njohja e Kosovës, atëherë le të krijohet asociacioni i komunave serbe. Vuçiç i quajti qytetarë të Kosovës terroristët, por ata janë shtetas serbë. Ata janë futur edhe në një manastir, si mund të shpallet ditë zie, kur ata vrasin një polic? Rama i mbështet ata me prononcimet e veta. Ai nuk kërkon njohjen e Kosovës, por kërkon konferencë ndërkombëtare”, tha ai.