Kosova
‘Vuçiç kërkon luftë’/ Kurti: Duan republikë të re Srpska në Kosovë
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi.
Sipas tij një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë. “Nuk përjashtohet ri-agresioni”, shtoi ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.
Në fund Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiçin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, pasi dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.
“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, tha ai.