Connect with us

Aktualitet

I vuri zjarrin mbeturinave por flakët u përhapën, policia ndalon autorin

Një qytetar është proceduar penalisht pasditen e sotme në Kashar dhe është shoqëruar në polici për zjarrvënien. Autori ka djegur një grumbull mbeturinash dhe si për pasojë flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të madhe toke.

Policia ka marrë menjëherë njoftimin dhe ka shoqëruar autorin në Komisariatin e Policisë Nr.6. Uniformat po hetojnë për veprime të mëtejshme dhe autori po procedohet në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe dogji një sipërfaqe toke me bimë të ndryshme, procedohet penalisht autori i zjarrvënies. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. H., banues në Kashar, i cili ditën e djeshme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimë të ndryshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Advertisement