Rajon
Ecte si i fortë në mes të rrugës dhe i armatosur, arrestohet shqiptari në Greqi
Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke lëvizur i armatosur në Athinë.
Mediat helene raportojnë se shqiptari ra në pranga e policisë, gjatë një aksioni në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një rrugë në ‘Palaio Faliro’, teksa ishte duke ecur në mënyrë ‘të dyshimtë’.
Pas kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistolete, TT, gjysëm automatike e kalibrit 7.62 mm. Armën e mbante nën sqetull dhe krëhërin e kishte të mbushur me fishekë.