Connect with us

Aktualitet

KLSH: FSHZH park argëtimesh te rezervat e shtetit në Lundër

Deri në 31 dhjetor të 2022 gjendja grurit dhe karburanteve në magazinat e rezervave të shtetit ishte zero, edhe pse sipas ligji kjo strukture duhet të ketë të disponueshme në çdo kohë 300 ton grurë dhe 100 mijë litra karburant për të përballuar situatat e ndryshme.

Por kjo është vetëm maja e asjbergut që KLSH ka zbuluar për gjendjen e rezervave të shtetit. Një plan i qeverisë për ndërtuar një kompleks argëtimesh dhe sportiv, i ka vënë praktikisht drynin bazës më të madhe të rezervave të shtetit në vend që gjendet në Lundër të Tiranës.

Kjo bazë përveç se është më e madhja dhe më e rëndësishmja, është e vetmja ku magazinohen mallrat ushqimorë për furnizimin e popullsisë civile për rastet e motit të keq, katastrofave natyrore, si përmbytje apo tërmete e deri në raste lufte. Po ashtu këto magazina shërbejnë edhe për ruajtjen e materialeve zgjedhore. Sipas KLSH baza e Lundrës rezulton me një sipërfaqe prej 95,320 m2 truall dhe ka një pozicion mjaft të favorshëm për veprimtarinë. Ajo ndodhet shumë pranë aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Kërkesa për këtë transferim është iniciuar nga Fondi shqiptar i zhvillimit, i cili i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes për dijeni kryeministrisë, ku kërkohet dakordësia për realizimin e projektit.

Fondi thotë se zona ku planifikohet investimi është në gjendje të degraduar dhe ka humbur funksionin parësor atë të rezervave të shtetit dhe transformimi i kësaj hapësire është tepër i nevojshëm për ta bërë sa më të aksesueshme nga të gjithë, por dhe si pjesë integrale e zonave të banimit që janë krijuar vitet e fundit pranë kësaj zone. Impakti që pritet të ketë projekti sipas Fondit shqiptar të zhvillimit konsiston në krijimin e një hapësire argëtuese të aksesueshme nga vizitorët por dhe banorët pranë me qëllim sigurimin e infrastrukturës në këtë zone… Duke nënkuptuar se heqja e rezervave të shtetit po bëhet në funksion të zonave rezidenciale luksoze që janë ndërtuar në Lundër. Ndonëse jo plotësisht si në rastin e inceneratorit të Elbasanit ku disa vendime u morën brenda një ditë, edhe për tjetërsimin e bazës së rezervave të shtetit në Lundër nga ministria e mbrojtjes tek fondi shqiptar i zhvillimit, institucionet e përfshira kanë dhënë përgjigje pozitive po brenda ditës.

Kështu KLSH konstaton se në 6 tetor 2022, ministria e mbrojtjes i ka kërkuar drejtorisë së përgjithshme së rezervave materiale të shtetit prononcim në lidhje më transferimin e këtij aseti publik. Po në këtë ditë kjo drejtori i është drejtuar degës së Tiranës, e cila nga ana e saj po në 6 tetor ka kthyer përgjigje pozitive parimisht. Kontrolli i lartë i shtetit konstaton se institucioneve nuk u është nevojitur kohë për vlerësimit të situatës dhe kthimin e përgjigjes, pavarësisht rëndësisë që kjo vendimmarrje kishte. Vetëm 6 ditë më vonë Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të shtetit ka ri-cilësuar përgjigjen dhe se shprehet “parimisht dakord” për transferimin e pronës pranë Fondit shqiptar të zhvillimit, por me kusht që ky i fundit të ndërtojë hapësira magazinuese si dhe zyrat ku do të zhvillohet aktiviteti administrativ i brenda ambienteve ku aktualisht ndodhet Agjencia Lundër.

Në vijim në 12 dhjetor 2022 është miratuar VKM për ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i bazës së rezervave të shtetit në Lundër, për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv.
Më 08 shkurt 2023 ministri i mbrojtjes Niko Peleshi ka lëshuar urdhrin për nxjerrjen e akteve përkatëse për dorëzimin me komision dhe për transferimin të pronës në fjalë, brenda datës 15.shkurt.2023, tek Fondit Shqiptar të Zhvillimit, siç specifikohet në shkresë për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv. 5 ditë më vonë më 13 shkurt është ngritur komisioni, dhe rezerva e shtetit është vënë në pritje të firmosjes së akt-marrëveshjes me Fondin shqiptar të zhvillimit. Deri në 12 maj të këtij viti KLSH thotë së Ministria e Mbrojtjes nuk dispononte një marrëveshje të dakordësuar me fondin shqiptar të zhvillimit

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING