Connect with us

Rajon

‘Do i mbështes’/ Vuçiç nga Kina: Serbët në Kosovë të shkojnë në zgjedhje

Nga Kina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, dhe ku zhvilloi një takim me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, Aleksandër Vuçiç kërkoi që serbët në Kosovë të shkojnë në zgjedhje, në 4 komunat veriore.

Vuçiç u shpreh se do të pranojë çdo vendim të serbëve në Kosovë, shkruan N1.

Presidenti serb, Vuçiç tha se Serbia dëshiron formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është e vetmja e nënshkruar.

“Edhe biseda më e keqe është më mirë se pa bisedë,” u tha Vuçiç gazetarëve në Pekin.

“Unë kurrë nuk e detyroj askënd, as nuk mund ta bëj këtë, as nuk jam pronar i jetës dhe i së ardhmes së tyre. Thashë se mendoj se rrethanat kanë ndryshuar, se do të ishte mirë të mendonin dhe këtë po ua kërkoj”, shtoi ai.

I pyetur për zgjedhjet në Serbi dhe parashikimin e rezultateve, Vuçiç deklaroi: “Nuk ka filluar ende loja, do të shohim kur të fillojë ndeshja më 1, 2, 3 nëntor”. Do të shohim se çfarë do të thotë populli”.

Advertisement

TRENDING