Kosova
Pezullimi i Vizave nga Franca/ Gërvalla ‘ironizon’ me dy fjalë dhe flamurin francez
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi se Franca do të pezullojë vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.
Gërvalla ka zgjedhur t’i përgjigjet shkurt deklaratave të tij, teksa ka shkruar në Twitter “Et voila”, që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra”, ndërsa pranë ka vendosur edhe flamurin francez.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023
Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.