Politike
SPAK, “tërmet 7 ballë” në Tiranë, goditet familja Berisha
GJKKO ka goditur familjen Berisha sot duke dhënë dy masa sigurie “arrest me burg” dhe një tjetër, “detyrim paraqitje” që është pikërisht për ish-kryeministrin. Ndërkohë, të arrestuarit janë Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” ku kompania “Kontakt” ngriti pallate disa vite më parë.
Malltezi dhe Bektashi në burg, Berisha me masë: Kjo është dosja që tronditi sot Shqipërinë
GJKKO ka dhënë disa masa sigurie gjatë pasdites së sotme, të cilat prekin Sali Berishën dhe familjen e tij.
GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa ishte arrestuar më herët në Rinas dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për Korrupsion pasiv, parashikuar në neni 260 i kodit penal.
Krahas Malltezit është arrestuar edhe +administrator i kompanisë “Kontakt”, Fatmir Bektashi. Ky i fundit ka qenë ortak i Malltezit në ndërtimin e 19 pallateve në kompleksin “Partizani” disa vite më parë, një aferë që duket se ka shërbyer për GJKKO për të dhënë vendimet e sotme.
Ndërkohë, pak para shpalljes së këtyre vendimeve, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp.
EKSKLUZIVE/ SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga
Krahas Jamarbër Malltezit mësohet se GJKKO ka dhënë masë edhe për Sali Berishën. Burime të AlbEu bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitje për Sali Berishën. Berishës i ndalohet dalja nga Shqipëria.
Po ashtu është dhënë dhë një masë arresti për një person tjetër, por që për momentin nuk dihet se kush është.
Pak më parë Berisha njoftoi konferencë urgjente për shtyp e cila duket se ka të bëjë me vendimet e GJKKO-së.
Berisha njofton konferencë urgjente për shtyp pas arrestimit të Malltezit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar konferencë urgjente me gazetarët pas lajmit për ndalimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
“Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari””, thuhet në njoftim.
Ndalimi i Malltezit është bërë në Rinas. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ishte duke u kthyer nga një vend i BE-së, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.
Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.
Privatizimi i ish-klubit Partizani, arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është ndaluar në Rins mbrëmjen e sotme, 21 tetor 2023.
Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Evropian kur është ndaluar në ambientet e Rianës.
Urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.
Sakaq, bëhet me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.
Disa ditë më parë Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë.
Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi, dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” për pastim parash.