Connect with us

Politike

Soreca: SPAK ka mbështetjen e plotë të BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë prezantimit të progres-raportit evropian për Shqipërinë, ka theksuar se Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbështetjen e plotë të unionit dhe për këtë arsye, duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. “Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze”, përmendi Soreca nga një pjesë e raportit. “SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, përmblodhi diplomati. Po ashtu, ai iu referua si aspekt me shumë rëndësi edhe reformës zgjedhore, duke përshkruar se ajo duhet të kryhet me konsensus mes palëve politike. Duke përmendur edhe vijimësinë që ka pasur me reformën në drejtësi, ai vlerësoi emërimin dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të lartë. Ai njohu edhe angazhimin e vazhdueshëm shqiptar, me rolin që ka luajtur krah Bashkimit Evropian, përfshi edhe mandatin në Këshillin e Sigurimit, ku Tirana është rreshtuar si mbrojtëse e Ukrainës, duke mbetur një partnere shumë e besueshme për BE-në

Advertisement