Connect with us

Sport

Kosova mund 1-0 Izraelin në ‘Fadil Vokrri’, e largon nga gara për finalet e Euro 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 1-0 Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sfida ishte e prapambetur dhe vlente për grupin I kualifikues të Euro 2024. Për vetë situatën e luftës Izrael – Palestinë, kontrollet në kryeqytetin e Kosovës dhe udhëtimi si dhe qëndrimi i miqve ishte nën masa të rrepta sigurie. Në fushë Dardanët dominuan, teksa pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Kosovës. Duhej minuta e 41 e ndeshjes që Milot Rashica të shënonte një gol të bukur pas asistit të Muriqit. Ky i fundit në pjesën e dytë la fushën i dëmtuar, ndërsa edhe 45 minutat e dyta folën për vendasit që mbrojtën rezultatin. Kosova merr kështu fitoren e dytë në grup dhe me 10 pikë mban vendin e katërt, teksa Izraeli me 11 pikë është një pozitë më sipër. Rumania kryeson grupin me 16 pikë, ndjekur nga Zvicra me 15-të. Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit duhet të luhej më 15 tetor, teksa u shty për shkak të sulmeve të Hamasit mbi Izrael. Duket se me këtë humbje Kosova i ka prishur punë miqve, që zbehin ëndrrat për kalimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Advertisement