Sport
Përcillet për në banesën e fundit trupi i pajetë i Dwamena, mbahet një minutë heshtje në miqësoren e Ganës

Trupi i të ndjerit Rafael Duamena ka zbarkuar në Ganë. Arkivoli me trupin e pa jetë të sulmuesit të Egnatias mbërriti në Ganë mbrëmjen e së premtes nga Shqipëria. Sulmuesi 28-vjeçar pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së 11 nëntorit mes Egnatias dhe Partizanit, duke mos ia dalë ti mbijetonte këtij sulmi në zemër duke ndërruar jetë në spital.
Trupi i Duamenas u prit nga familja e tij në Akra të premten vonë natën në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka. Futbollisti kishte një kalvar vuajtjesh me zemrën e cila ia pamundësoi që të ndiqte ëndrrën e tij për të bërë karrierë si profesionist dhe goditja e fundit në sfidën përballë Egnatias rezultoi fatale për të duke shkaktuar dhimbje të madhe për futbollin shqiptar e veçanërisht skuadrës rrogozhinase, ku fitoi dhe zemrat e stafit teknik, lojtarëve dhe tifozëve në shkallët e stadiumit.
Në shenjë respekti për Duamena, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Ganës kundër Madagaskarit në një ndeshje miqësore të premten.

