Connect with us

Politike

Agjentët e BKH kontroll në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër nga SPAK, kanë kontrolluar sot (21 nëntor) zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA. Kujtojmë se më 8 nëntor, kryetari i PL u mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh.

Lajmi ne perditesim… –  Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kanë kryer sot kontrolle në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Kjo, në kuadër të hetimeve për çështjen CEZ-DIA. Kujtojmë se më 8 nëntor ai u thirr në SPAK, ku ai vetë ka bërë me dije se bëhet fjalë për çështjen e njohur CEZ-DIA, e cila sipas Metës, është përmbyllur dy herë, por rihapet sërish si “telenovelë”. “Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje”. Ka qenë ky komenti i vetëm i Metës, përpara se të futej për të dëshmuar në SPAK. Lidhur me këtë çështje ndërkaq, të enjten e 7 shtatorit është liruar nga burgu Kastriot Ismailaj i cili ka qenë i akuzuar për përfshirje në dosjen CEZ-DIA. Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin. Emri i tij u bë i njohur më 12 maj 2015 kur u arrestua nga sektori i pastrimit të parave dhe ai i krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shumë të mëdha. Ai akuzohej se ka krijuar nëpërmjet mashtrimit financiar shoqëri fiktive dhe off-shore në Shqipëri. Një ndër to edhe DIA, kompani e cila u krijua në vitin 2010. Në vitin 2010 ai u propozua nga LSI asokohe – Partia e Lirisë sot – për anëtar te Enti rregullator i Energjisë. Ndërkohë 7 muaj më parë, në SPAK u paraqit edhe ish-presidenti Ilir Meta për çështjen e CEZ-DIA. “Unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar”. Ai shtoi se kjo çështje hapet sa herë që Partia Socialiste është në krizë. “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ-it, kohë kur isha në opozitë”. Kryetari i Partisë së Lirisë shtoi se ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë “me vetë bekimin e Endri Fugës”. “Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA”. Meta ravijëzoi se gjatë kohës që ka qenë ministër i Ekonomisë, “CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar nga qeveria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe për shkak të situatës së investimeve”. Kujtojmë se më 21 prill, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen “CEZ-DIA”. Balla kërkoi të rinisen hetimet dhe që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. “SPAK të jetë zgjuar dhe ta hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha, i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar, edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë”.

Politike

Berisha i përgjigjet Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Sali Berisha, i është përgjigjur zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit tha në një intervistë se shpreson që në Shqipëri nuk do të zgjidhet dukush që kujton ditët e këqija e të vjetra të viteve ’90.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan shkruan se opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.

Ndërsa më tej, kreu i PD-së i kujton deklaratën e James Baker, i cili kishte deklaruar: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Postimi i Berishës:

Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve.

Continue Reading

Politike

David Cameron nesër në Tiranë, fokusi i vizitës te emigracioni dhe lufta kundër krimit

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme.

Cameron do të udhëtojë nga Londra në Tiranë dhe fokusi do të jetë te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, bandave kriminale dhe sekuestrimit të pasurive të tyre.

Mesdita e së mërkurës do ta gjejë shefin e diplomacisë britanike në kryeministri, aty ku do të ketë një takim me Edi Ramën dhe më pas një dalje të përbashkët për mediat.

Agjenda e David Cameron përmban edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Të dielën kur edhe mediat britanike zbuluan vizitën e David Cameron në Shqipëri, përfaqësia diplomatike në Tiranë bëri me dije se qëllimi i ardhjes është dyndja e emigranteve në Britaninë e Madhe, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që shkojnë atje në rrugë të paligjshme.

Ky nuk është shqetësimi i vetëm i qeverisë së Londrës. Goditja e grupeve kriminale që merren me trafikun e qenieve njerëzore dhe sekuestrimin e pasurive të tyre është po aq shqetësim, për të cilin lordi David Cameron do të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë dhe organeve të drejtësisë.

Sekretari britanik do të flasë me kryeministrin edhe për mënyrën sesi gjyqësori dhe policia shqiptare do të duhet të përballen me krimin e organizuar e për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Prej dhjetorit të 2022-it mes dy vendeve është në fuqi marrëveshja që pikë kryesore ka betejën me emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë dhe rritjes së investimeve britanike që synojnë të ulin shifrat e braktisjes së vendit nga të rinjtë që kërkojnë një jetë më të mirë në Britani.

Continue Reading

Politike

Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen

GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shprehet se Irena Gjoka nuk e mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen dhe shton më tej se kërkesën për përjashtimin e saj ia kanë qepur në pallto e do ia qepin edhe në kostumin veror.

“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.- tha Gjokutaj.

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare. Escbar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Gabriel Escobar: “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING