Connect with us

Sport

Shqipëria në EURO 2024, presidenti Duka i emocionuar falenderon lojtarët

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur menjëherë nga puna për të bërë një Evropian sa më të mirë, mbi të gjitha të mos u mungojë asgjë kuqezinjve në të këtë aventurë, në pritje të shortit të dates 2 dhjetor, ku Shqipëria do të mësojë grupin dhe kundërshtarët në finalet e Gjermanisë. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Armand Duka shpreh falenderime të përzemërta për ekipin dhe të gjithë stafin që bën të mundur që kjo ëndërr të realizohet, aq më tepër sigurimin e vendit të parë në grup.

Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet. Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024. Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve. Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”

Ndërkohë në një intervistë së bashku me trajnerin Sylvinho, të ftuar në emisionin Opinion, presidenti tha se me brazilianin Kombëtarja ka marrë rezultatet më të mira dhe se ky edicion shkoi përtej pritshmërive.

Ishte edicioni më i mirë që ka bërë Kombëtarja shqiptare. Uroj të kemi stabilitet në të ardhmen. Ka qenë më i mirë me rezultatet, performancë, gola të bukur, spektakël në shkallët e stadiumit dhe mbështetje fantastike nga tifozët. Do të ishte shumë mirë nëse do kishte një fund të lumtur por duke qenë se ekipi e siguroi kualifikimin në Moldavi, nuk kanë hyrë me mentalitetin e duhur. Në mënyrë profesionale duhet ta vlerësosh maksimalisht atë ndeshje dhe ta kishim mbyllur me një fitore, megjithatë për mua nuk është se e zbeh atë sukses të jashtëzakonshëm të ekipit Kombëtar, vendin e parë në grup, kështu që nuk është pak” – tha Presidenti Armand Duka.

Advertisement