Connect with us

Sport

111 vjetori i Pavarësisë/ Vjen urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit

Në festën e flamurit, në 111 vjetorin e Pavarësisë, nuk kanë munguar as urimet e futbollistëve me origjinë shqiptare, të cilët i kanë kushtuar një postim të veçantë në llogarinë e tyre në rrjete sociale. I tillë është dhe urimi i Xherdan Shaqirit, sulmuesi që luan me Kombëtaren e Zvicrës, por që asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë për simbolet kombëtare dhe në shumë raste ka festuar me shqiponjë në ndeshjet e luajtuara, kryesisht ato me Serbinë.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heronjtë tanë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, të cilët shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë e krahas kësaj fotoje me vlerë historike, ka vendosur dhe nënshkrimin: “Urime 111 vjetorin”.

Advertisement