Connect with us

Lifestyle

DISA këshilla për të qenë më pozitivë

Për pozitivitet kemi nevojë të gjithë, në mënyrë që të jemi të lumtur e për ta bërë këtë botën tonë një vend më të mirë. Të jemi pozitivë na e bën më të lehtë jetën dhe na lejon të jetojmë më mirë. Lexoni më poshtë këshillat tona për të qenë më pozitivë.

Buzëqeshni

Një sugjerim që duket banal, por në fakt nuk është i tillë. Buzëqeshja është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të shpërndarë pozitivitet rreth e qark vetes. Mendoni kur shkoni në supermarket, në një dyqan apo në zyrë: gjithmonë i dhuroni njerëzve rreth jush buzëqeshje apo u pasoni të gjitha problemet dhe shqetësimet që keni? Të gjithë kemi ditë jo të mira dhe beteja personale që i mbajmë mbi supe në heshtje, por bota nuk ka nevojë për trishtimin tonë. Një buzëqeshje mund të bëjë me të vërtetë diferencën në ditën e një njeriu.

Mos u ndikoni nga të tjerët

Njëkohësisht mundohuni të mos ndikoheni nga negativiteti i njerëzve që gjithmonë ia dalin të gjejnë një problem në çdo situatë dhe ankohen për çdo gjë të mundshme. Edhe televizori, gazetat e mediet sociale na bombardojnë me lajme alarmuese e dramatike. Sigurisht, duhet të jemi të vetëdijshëm për atë çka ndodh rreth nesh, por ndonjëherë disa lajme shndërrohen në epidemi, të cilat nuk i shtojnë asnjë vlerë jetës sonë, përveçse na fusin në ankth për gjëra që nuk mund t’i kemi nën kontroll.

Ushtroni mirënjohjen

Mirënjohja është pluhuri magjik që na bën të kuptojmë se sa e bukur dhe e plotë është jeta jonë. Çdo mbrëmje, para se të flini, mendoni për gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe për atë gjë që ju ka bërë të lumtur gatë ditës, edhe për gjërat më të vogla. Duke e bërë zakon këtë praktikë do të tërhiqni më shumë pozitivitet në jetën tuaj.

Ndihmoni të tjerët

Është provuar shkencërisht se të ndihmojmë të tjerët na bën thellësisht të lumtur. Sa herë që bëni një gjest të këndshëm, gjeneroni vibrime pozitive. Ofrojini ndihmën tuaj një të moshuari për t’i mbajtur çantat, hapini derën dikujt, ndihmoni dikë që është pa qejf, një nënë që zbret karrocën e fëmijës nga shkallët apo lirojini vendin në autobus një të moshuari ose një gruaje shtatzënë. Siç e shihni, rastet janë të shumta dhe të përditshme.

Advertisement