Politike
THE ALBANIAN FILES/ ENTON ABILEKAJ NUK KA DYSHIME: SPAK E KA MARRE ÇESHTJEN PER TA MBYLLUR
Analisti Enton Abilekaj duke folur për hetimet e nisura nga SPAK për librin “The Albanian Files”, u shpreh Rama e krijoi betonizimin e Tiranës dhe vendit dhe për këtë duhet të japë llogari. Por ai shtoi se është skeptik për hetimet e SPAK sepse, sipas tij, është në duart e Ramës.
Pjesë nga biseda
Abilekaj: Rama kontrollon pushtetin në Shqipëri. Nëse duam të rishikohet ligji për zonat e mbrojtura, sepse në Rrjoll do të ndërtojë miku i Ramës, kjo ndodh, sigurisht kemi përgjegjësi që Rama nuk mund t’i shmanget. A është personale, politike, apo ligjore? Këto i gjen një drejtësi e pavarur. SPAK mund të bëjë një si hetim për ta mbyllur dosjen “The Albanian Files”.
A ka shkelje ligjore të “The Albanian Files”? Ajo është dëshmi e qeverisjes së Ramës në raport me ligjin, pushtetin politik dhe vendin.
Dudushi thotë që ndërtimet para 2013 ishin skandaloze, por edhe ato Rama i ka bërë. Shëmtinë që shohim, Rama e ka për autor.
Para se Rama të bëhej kryetar bashkie nuk ekzistonte betonizimi, ai e krijoi. Për këtë duhet të japë llogari. Tirana është e betonizuar dhe e pajetueshme. Ai që ka bërë lagje mbi kolektor është Rama.
Dudushi: Shqipëria nuk është më e shëmtuar sot.
Abilekaj: E ka bërë të pajetueshme Edi Rama.
Dudushi: Sipas teje themeloi industrinë e ndërtimit, dhe ka bërë shëmtinë e Shqipërisë, këto nuk lidhen me njëra-tjetrën.
Abilekaj: Pse Vlora që përmbytet apo Durrësi?
Dudushi: Vlora është përmbytur gjithmonë.
Abilekaj: Jemi dëshmitarë të ndërtimeve që kanë shkaktuar probleme të mëdha, me përmbytjet, trafikun, ajrin, me çdo gjë. Për këtë është përgjegjës Edi Rama. Nuk na duhet ‘The Albanian Files”. Ne na duhet “The Albanian Files” për 2-3 raste flagrante. Kjo tregon që po të njohësh Edi Ramën t’i bën çfarë të duash kudo. Shiko Butrintin, Rrjollin, Zvërnecin. Ky është raporti i pushtetit të abuzuar me klientët e tij. SPAK nuk e heton dot sepse aty e ka patur.
Jam i bindur që SPAK e ka marrë çështjen për ta mbyllur. Është e kotë të themi sa mirë bëri SPAK. SPAK ka treguar se ka qenë dhe është në duart e Ramës.