Bota
Papa Françesku mbush 87 vjeç, ja si do ta festojë ditëlindjen
Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. Papa, siç bëhet e ditur, nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi në të cilin ai merr pjesë me kënaqësi të madhe. Në orën 10:00, Papa do të takohet me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.
Me ta ai do të shikojë një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes.
Dy orë më vonë, Papa – si çdo të diel – do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, të cilët pritet t’i urojnë me entuziazëm “Gëzuar ditëlindjen”. Mes atyre që do të urojnë Papa Françeskun janë presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjithë bota.