Connect with us

Aktualitet

Zjarri në goditën 12 katëshe, flakët dyshohet se nisën në një dyqan këpucësh

Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.

Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër.

 

 

Advertisement