Aktualitet
Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Gjirokastër
Kati i dytë i një banese, në lagjen “Grehot” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË-
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2023, në lagjen “Grehot”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit V. M.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.