Connect with us

Kronike

Aksident fatal/ Makina përfundon në kanal, raportohet për një viktimë

Një aksident i rëndë rrugor është raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës, në zonën e sektorit Rinia. Mësohet se një 31-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor 52 vjeç.

Sipas policisë ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe ambulanca. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement