Politike
“Shansi i fundit”, Basha mesazh të qartë: PD i vetmi formacion politik që mbështet pa kushte SPAK
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në konferencën me gazetarët, se PD është i vetmi formacion politik që mbështet pa kushte punën e SPAK.
Sipas tij, SPAK është e vetmja mundësi që pandëshkueshmërisë së 33 viteve t’i japë fund.
“Tentativa e Ramës dhe PS për t’i prerë krahët Reformës në Drejtësi… SPAK është shansi i vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. PD sot është i vetmi formacion politik që i jep mbështetje pa kushte ndaj SPAK.
Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë, por të jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha Basha.spak