Connect with us

Bota

Ushtria patrullon në kryeqytetin e Ekuadorit, arrestohen mbi 2 mijë persona

Banorët në kryeqytetin ekuadorian Quito thanë se patrullimet e rregullta të Forcave të Armatosura të Ekuadorit në rrugë i bëjnë ata të “ndihen të sigurt” mes përshkallëzimit të dhunës në vend. Trazirat në burgje e shtynë qeverinë ekuadoriane të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore më 8 janar. Në Quito, ushtarë dhe policë të armatosur u panë duke patrulluar në rrugë dhe për të eliminuar kërcënimet e mundshme për sigurinë publike.

Oficerët ushtarakë thanë se forcat e armatosura në shkallë vendi janë të gatshme të punojnë pa u lodhur për të ruajtur sigurinë dhe rendin e vendit. “Tani të gjitha forcat e armatosura në vend janë mobilizuar, që do të thotë se ne jemi në gatishmëri për të kryer çdo lloj operacioni në çdo kohë dhe kudo,” tha një toger nga Forcat e Armatosura të Ekuadorit.

“Dua t’i përcjell një mesazh popullit të Ekuadorit që ju lutemi të vazhdoni t’i besoni ushtrisë suaj. Për paqen dhe qetësinë e vendit, ne do të vazhdojmë të punojmë pa kushte,” tha një komandant nga Komanda e Katërt Operacionale e Forcave të Armatosura të Ekuadorit.

Banorët e Kuitos shprehën mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre ndaj policisë dhe ushtrisë, duke thënë se patrullimet e rregullta të fundit i bëjnë ata të ndihen të sigurt. “Forcat e armatosura dhe policia janë jashtë [duke patrulluar]. Ata po mbrojnë njerëzit,” tha një pronar i një dyqani lokal i quajtur Cesare.

 

 

“Ne shpesh ndiheshim të pasigurt këtu. Por tani ndihemi të sigurt. Forcat tona të armatosura janë në rrugë. Kjo është gjëja më e mirë për ne. Ne jemi shumë mirënjohës. Shpresojmë që Ekuadori mund të ndryshojë,” tha banorja lokale Abigail. Autoritetet kanë arrestuar 2,174 persona, 158 prej tyre me akuza “terrorizëm”, tha të enjten Policia Kombëtare.

 

Advertisement