Sport
Konfirmohet ndeshja e radhës për Florian Markun
Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet në muajin mars me Chris Kongo. Ndeshja pritet të jetë tepër interesante pasi boksierët patën një përballje të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.
Data dhe vendi i ndeshjes do të caktohen më vonë. Ndeshja është konfirmuar edhe nga Florian Marku i cili menjëherë paralajmëroi Kongon për të cilin tha se do të pendohet që zgjodhi të përballet me të.
Do të pendohet. Do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftonte me mua. Dëshira e tij u realizua. E di që ai do të stërvitet shumë për këtë luftë, sepse kjo është lufta e tij më e rëndësishme e jetës së tij deri më tani. Por, unë kam qenë gjithmonë duke u stërvitur sikur të ishte lufta më e rëndësishme e jetës sime dhe kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”, deklaroi Marku për “Sky Sports”.