Connect with us

Politike

Flet Arben Ahmetaj: Nuk jam arratisur, thjesht rastisa jashtë shtetit…

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri që ndodhet në arrati, pasi SPAK ka kërkuar arrestin e tij, ka folur për Syri TV. Nga arratia, Ahmetaj, ka folur per Cim Pekën, ku ka deklaruar se nuk ka besim te SPAK por te vetja e tij.

-Pyetja e parë për Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Ahmetaj: Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sepse shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut. Jo. Ka filluar më herët.

-Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.

Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.

-Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.

Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit…

– Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.

E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.

-Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë.

Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që te një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën. Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë gjatë intervistës me ju, jam gati ti marrë një e nga një të gjitha. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë, e uroj të mos e humbas besimin tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani, që nuk është drejtësi e re, është një strukturë e re me të njëjtët njerëz. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.

Politike

Konfirmohet/ Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi, ja vendi ku do mbahet

Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

Shkrimi i medias greke:

Në Galatsi do të zhvillohet tubimi ku kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve.

 

 

Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni MEGA, tubimi do të zhvillohet në stadiumin e brendshëm të zonës. Sipas të njëjtave informacione, leja është dhënë nga Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme dhe marrëveshja është mbyllur nga personi privat që administron objektet olimpike në Galatsi.

Qëndrimi i qeverisë

Më herët, zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se qeveria greke është informuar për vizitën e Ramës – e cilësuar si private – të martën, më 7 maj. Vihet re se gjatë intervistës së tij në faqen protothema.gr, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i është referuar vizitës në fjalë, duke theksuar se “ndoshta është e panevojshme”, megjithëse siç theksoi ai qeveria as nuk do ta ndalojë, as nuk do ta lehtësojë një ngjarje ku merr pjesë kryeministri shqiptar Rama.

“Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që në situatën aktuale, në funksion të zgjedhjeve europiane, më duket mjaft i panevojshëm”, tha kryeministri grek në mënyrë karakteristike dhe vazhdoi: “Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci. Ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e mbrojtur me kushtetutë, kështu që nuk i kushtoj aq rëndësi.”

Ai theksoi se qeveria nuk mund të ndalojë të drejtën e vizitës apo tubimit. “Ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai. Lidhur me tubimin, ai vuri në dukje se “sigurisht nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë atë”.

Continue Reading

Politike

‘O shok a është e ligjshme’/ Biseda mes mashtruesit dhe taksistit, si iu morën 100 mijë eurot biznesmenit në emër të Ballës

Biseda e zbardhur mes taksistit Kristjano Përndoj dhe mashtruesit, i cili i ka kërkuar që të shkojë nga Lezha në Tiranë për të marrë një porosi. Taksisti është personi që ka marrë 100 mijë eurot nga biznesmeni Flamur Rrushi, i cili ka rënë pre e mashtrimit ku përdorej emri Taulant Balla. Pas kësaj skeme dyshohet se fshihet Florian Gjergji.

Gjatë bisedës me personin i cili e kontaktoi për të marrë ‘porosinë’ në Tiranë, taksisti e pyet nëse është e ligjshme. Ai i thotë që do t’i japë 100 mijë lekë për porosinë dhe e siguron që s’ka asgjë të paligjshme.

Biseda

Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.

Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.

Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.

Taksisti: Besoj që po

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Mashtruesi: ok nisu

Taksisti: ok.

Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek

Mashtruesi: sa minuta larg je

Taksisti: besoj 15 min këtu jam.

Taksisti: Shok kam mbërri.

Mashtruesi: okk,

Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam

Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek

Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok.

Continue Reading

Politike

Baton Haxhia del nga SPAK

Baton Haxhia del nga SPAK.

Continue Reading

Politike

‘I lë njerëzit pranë tij të vjedhin’/ Bardhi në Kuvend: Rama përfaqësues i denjë i ndonjë rrjeti mafioz

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij në parlament deklaroi se kryeministri Edi Rama është përfaqësues i denjë i ndonjë rrjeti mafioz.

Bardhi thekson se Rama i lë njerëzit pranë tij që të vjedhin, që më pas të bien vetë.

Fjala e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi:

Ne mbi 2 ore monolog te panevojshem dhe me gjysme te verteta, Edi Rama mbajti nje fjalim te denje per nje opozitar te vertete dhe te dedikuar per te luftuar korrupsionin ne vendin qe qeveriset prej 11 vitesh, a thua nga ndonje sozi e paautorizuar e tij.

 

 

Ne nje pjese te mire te fjalimit te tij, qe duhet thene, nuk ishte as konceptual, as filozofik, as akademik, as shkencor, as metodik dhe aq me pak politik, Rama foli per historite nga jeta e tij ne keto 11 vjet ne pushtet si keyeminister i Shqiperise, qe fatkeqesisht lidhen vetem me hajdute te qeverise se tij dhe kerkesen e tyre qe ai te nderhynte të drejtesia per te mos i leshuar ata.

Rama nuk foli per asnje ne vecanti, por sikur te ishte perfaqesues i denje i ndonje rrjeti mafioz, foli me kode, nganjehere kode nderi, nganjehere kode morali dhe nganjehere kode paralajmeruese. Dhe ne fund tha qe ai dhe qeveria e tij nuk kane moral dhe si te tille nuk do te dorehiqen kurre per shkaqe morali.

Per t’ju kujtuar dicka nga ato qe tha Edi Rama. Ai foli per (Redi) Mollen qe bie nga oema vete se kalbet. Ajo qe i mungon varferise shtetformuese te gjuhes se pasur folklorike te Edi Rames, eshte se nuk lihet molla deri sa te kalbet ne peme, por kontrollohet, kurohet dhe trajtohet qe te mos kalbet. Edi Rama jo vetem nuk eshte kujdesur per pemen e molles, por eshte kalbur bashke me ate peme.

E sjelle ne kontekstin e shtetit qe Edi Rama me pak e kupton, ai me se paku ka nje gjykim shume te dobet per bashkepunetoret qe zgjedh, sepse po I dalin hajdute dhe te korruptuar, dhe me se shumti eshte bashkepunetore me ta, sepse ndryshe nuk shpjegohet se perse ai nuk reagon për korrupsionin e njerezve te kabinetit te tij, I ka mbetur vetem te behetiI gjate sa ai qe ti bjere ne sy.

Edi Rama ne fjalimine tij foli per korrupsionin e 12 milione nderveprimeve me zyrat e shtetit per shkak te digjitalizimit, qe kane ndodhur perpara 11 vitesh. Foli si luftetar I korrupsionit. Po nga ana tjeter, I doli nga mendja te thoshte se nje zyrtare e bashkise I dha kodet e platformes digjitale nje kompane private qe te vendoste se kush do ta fitonte tenderin e bashkise Tirane.

Kur Edi Rama e ka marre ne PS Erion Veliajn, si kooptim nga nje parti tjeter, ai e di shume mire se bashke me kete ka marre edhe Taulant Tushen, sepse ky I fundit ka qene krahu I djathte I veliajt per me shume se 20 vjet. Prandaj, kur Edi Rama thote se Veliaj nuk e ka ditur se cka bere Tusha, ka dy arsye. Ose gjykimi I tij eshte krejtesisht I dobet dhe jo i pershtatshem per te drejtuar shtetin, ose I semure dhe genjeshtar patologjik.

Kur Edi Rama flet per nje karrige poshte tij, qe domethene Arben Abmetaj, zevendesi I tij, dhe na tregon se nuk paska ditur asgje, kur Edi Rama na tregon se nuk I ka bere pershtypje qe qeveria e tij ka kaluar 17 vkm per inceneratorin, kur ai nuk na jep asnje pergjigje se si ai vete I ka dhene bonus nje kompanie qe nuk ekzistonte sipas vete ministres se tij, atehere Edi Rama eshte totalisht I papershtatshem per te mbrojtur parate tona ne ate zyre. Dhe kjo eshte ne rastin me te mire, nese besojme gjithmone qe ai nuk I ka ditur keto gjera. Po kush e beson qe ai nuk I ka ditur keto gjera? Une nuk besoj qe rama ka qene lolo I engjell agacit, arben ahmetajt, erion veliajt dhe Lefter kokes per 3 vjet me radhe dhe ka bere sic e kane marre neper kembe keta. E besoni ju kolege te PS?

Dhe meqe ra fjala, ne ketu jemi me te vertete kolege, por ku ju socialiste degjoni ate qe Edi Rama ua ka vene si pasaedhesin e tij, doni apo sdoni ju, pa ju pyetur fare, degjoni Veliajn ti thote kolege prokuroreve, a ju vjen pershtjellim qe ai ju perfaqeson ju? A ju vjen te thoni cfare mashtruesi dhe cfare propaganduesi I shpifur qe j uka rene per pjese?

Korrupsionin e rekordeve te kesaj qeverie, po e lufton sistemi I drejtesise, dhe jo Edi Rama. Ne rastin me te mire, Edi Rama nuk po ben asgje per ta luftuar. Ai po I le qe  pasi te kene vjedhur miliona, te kalben vete.

Prandaj ne nuk mendojme qe Edi Rama ka as deshiren, as vullnetin dhe as aftesine per ta luftuar korrupsionin. Lufta e tij me korrupsionin I ngjan propagandes se Hitlerit ne luften e dyte boterore gjate afrimit te kapitullimit te tij. Ai dilte dhe shpallte perdite fitore ne lufte por fronti I betejes sa vinte dhe i afrohej me shume Berlinit. Keshtu sa here qe Edi Rama shpall lufte kunder korrupsionit, beteja aq me shume afrohet drejt qeverise se tij.

Ashtu sic e thashe edhe dje, PD eshte dera e vetme qe ka sakrifikuar cdo gje, me shume se cduhet per hir te proceseve integruese dhe do e bejme gjithmone. Ne do te jemi ne balle te reformave integruese.

Nese do ta luftojme me te vertete korrupsionin, hajde te luftojme korrupsionin zgjedhor meqe jemi ne prag te zgjedhjeve dhe pastaj mendojme per te gjitba te tjerat. Sepse shprehja te vjedhim votat per te vjedhur shqiperine, dhe te vjedhim shqiperine per te vjedhur votat, eshte bere slogani kryesor i drejtoreve, zyrtareve, bashkëpunëtorëve dhe politikaneve te Edi Rames.

Continue Reading

Politike

Rithemelimi në “shërbim” të mazhorancës? Kreshnik Spahiu: Kë po kërkon të nxjerrë Rama nga politika me ligj

Juristi Kreshnik Spahiu tha se duket se ka një përafrim mes opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha dhe qeverisë.

Opozita duket se është e gatshme të bashkëpunojë për të miratuar rezolutën, por sipas Spahiut ajo do të bashkëpunojë vetëm nëse do të bindet se nga ligji i ri nuk do të preket as Berisha dhe as Meta.

“Duket se ka një përafrim thuajse zyrtar dhe institucional të qeverisë Rama me opozitën e Berishës.

Kjo u zyrtarizua së pari me amnistinë, së dyti me komisionin hetimor të TIMS ku grupi i “Rethemelimit” i mundësoi Edi Ramës të mos hetohet e të mos jetë në komision si dëshmitar dhe së treti është lëshuar një mesazh nëpërmjet nënkryetarit të kësaj partie, ku Gazment Bardhi ka lëshuar një mesazh pozitiv për të votuar pro rezolutës si një mudësi faktorizimi dhe institucionalizimi për t’u bërë pjesë e kësaj reforme të dytë.

Grupi i kësaj opozite ka treguar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe me SPAK-un, por nuk do e japin votën deri sa të binden se nuk do të dëmtohen nga kjo marrëveshje.

Pasi ata mund të jenë ende skeptik nga qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe shikojnë në prapaskenë. Nëse do ketë ndërhyrje për ligjin e dekriminalizimit, për komisionin qendror të zgjedhjeve, për imunitetin e deputetëve, për përjashtimin e grupeve parlamentare, këtu opozita mund të hezitojë.

Opozita do testojë nëse nga ky bashkëpunim me Ramën, mazhorancën dhe me ndërkombëtarët, ata do shikojnë nëse dëmtohen Berisha dhe Meta, nëse jo ata do e votojnë rezolutën”,-tha Spahiu në “Now me Erla Mëhillin”.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING