Sport
Kombëtarja shqiptare i dha emër Gianni De Biasi vlerësohet me çmimin e madh në Itali
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është vlerësuar me çmimin e karrierës “Premio Fair Play”, të akorduar nga Club Panathlon “Gianni Brera”, në Itali.
Ceremonia e nderimit u zhvillua në Universitetin e Veronës, në Itali, ku u vlerësua kontributi i tij i çmuar në botën e futbollit.
Aktiviteti u mbajt të mërkurën në Aula Magna “Walter Bragagnolo”, pranë Departamentit të Shkencave Motorike të universitetit, në kuadër të ciklit të takimeve me temë “E drejta për të kujtuar” (Diritto alla memoria).
Ky vlerësim përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e teknikut italian, emri i të cilit mbetet i lidhur ngushtë me historinë e futbollit shqiptar.
Arritja më e madhe e De Biasit në krye të kuqezinjve ishte kualifikimi historik i Shqipërisë për në Kampionatin Europian “Euro 2016”, hera e parë që Kombëtarja shqiptare merrte pjesë në një fazë finale të këtij turneu.