Pinknews
Buci injoroi finalen e BBVK 2/ Verona e quan “Fituesi i vërtetë”
Të premten u mbajt nata finale e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP Kosova 2.
Maratona 105 ditore, solli brenda shtëpisë karaktere dhe personazhe të ndryshme, të cilëve u mbijetoi fituesi i këtij edicioni – Lumbardh Salihu.
Një prej konkurrentëve mjaft të fortë të këtij edicioni ka qenë Ylli Dërvishi – Buci, i cili u largua vetëm dy javë para finales së madhe.
E duke qenë jo i kënaqur me rezultatin, Ylli e injoroi finalen e së premtes, duke mos u paraqitur në studio ashtu sikurse shumica e banorëve të eliminuar
E dashura e tij e shumëpërfolur, Verona, e cila ishte bërë e njohur nga një vizitë që i kishte bërë në shtëpi, publikoi një fotografi me Bucin pikërisht në mbrëmjen e finales.
“Fituesi i vërtetë”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë së çiftit, duke treguar kështu se ata e shohin Bucin si fitues, pavarësisht rezultatit final.
Në finale të BBVK 2, i dyti në renditje përfundoi Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vendin e tretë dhe Edona James në vendin e katërt.