Connect with us

Politike

‘Rama degdisi shqiptarët’, Boçi: Ajo që na ka sjellë këtu është ulërima e qytetarëve

Sot qytetarëi ka dëshirë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Sot na ka mbledhur në protestë zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël, që i ngushtohet laku në fyt. Është rezolta e të rinjve, që duan t’ja nxijnë këtë vend. Është ngulçi i fermerit, është ofshama e pensionistit, është drama e qytetarit shqiptar, është jeta e qytetarit shqiptar, që është udhëtim dantesk drejt ferrit. Ne jemi të bashkuar si zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Diktaturat nuk lulëzojnë, nëse ne jemi të bashkuar. Ne nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi sot të bashkuar, që të jemi të guximshëm. Këto nuk janë godina shteti, por janë godina, ku merren vendime për dënimin e opozitës, janë vende ku grabiten pasuritë tuaja.

Politike

“Le t’i japim një përqafim Ramës”/ Giorgia Meloni falenderon kryeministrin shqiptar në fjalimin e fushatës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral të mbajtur dje, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është ‘masakruar’ vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Continue Reading

Politike

Ahmetaj denoncon në median italiane: Rama takohej me bosët e karteleve mafioze në zyrën e tij! Pastronin paratë në ndërtim

Nga Giorgio Mottola

Për të Giorgia Meloni është e gatshme të vendosë dorën në zjarr. “Më ndihmoni të solidarizoj Edi Ramën për linçimin që pësoi vetëm duke u përpjekur për të ndihmuar kombin tonë”, tha ajo në konferencë programi i IHD-së prillin e kaluar pas episodit të “Report”për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Giorgia është e bindur se akuzat e qeverisë për bashkëpunim e Ramës me mafian shqiptare janë propagandë e pastër.

Megjithatë, kryeministrja rrezikon të djegë dorën në zjarr

Në hetimin “Fshati shqiptar” të cilin “Report” do ta transmetoje sonte, ne kemi mbledhur dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij ishte paralajmëruar urdhër-arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorë që bënë gjysmën e qeverisë të dridhej. Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe nga një një njeri i besuar i Ramës, tashmë është një nga më akuzuesit e tij. Ahmetaj zbuloi rolin jetësor të mafies në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Ata koordinojnë me Edi Ramën”.

Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Rama do të kishte marrëdhënie direkte me krerët e klanit: “Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë”. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputet i fuqishëm socialist.

Në intervistën e gjatë për “Report”, Rama hedh poshtë ankesat duke e cilësuar si të pabesueshëm ish-krahun e tij të djathtë:

“Njerëzit të mos merren seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”. Mirëpo pak kohë më parë në zyrën e Ramës u zhvillua një mbledhje, nga e cila “Report” mund t’i tregojë bosët mafiozë në pallat, aty.

Unë kam parë me sytë e mi prova fotografike, në të cilat mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të “Kartelit Sinaloa”. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. “E pashë një herë dhe më pas kurrë”, është mbrojtja e Ramës. Shqipëria  nuk është tokë e lakmuar vetëm për klanet mafioze shqiptare.

Vitet e fundit kanë kërkuar shumë sipërmarrës italianë pasuri përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D’Alema. “Report” zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompanitë e reja nuk paguanin asnjë taksë. “Në Shqipëri merren me kriptovaluta”, thotë Ahmetaj. E pyetur nga Report, D’Alema e mohon. Në Tiranë, megjithatë, në vitin 2019 hapi dyert “Consulcesi Tech”, një kompani që inauguroi një fond të specializuar për investime në kriptovaluta në Maltë.

“Consulcesi” i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D’Alemws në kantinën e tij. Në vitin 2019, D’Alema dhe Rama pagëzuan së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë nga Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë.

Artikulli në median Italiane “Il Fatto Quotidiano”:

Image

Continue Reading

Politike

PR mbledh Asamblenë Kombëtare/ “Të ulim kokën, ose të ngrihemi!”, Mediu thirrje opozitës

Partia Republikane bëri thirrje për bashkimin e opozitës si e vetmja rrugë për t’u përballur sipas tij me keqqeverisjen e Edi Ramës, duke qëndruar për vlerat me të mira të një shoqërie europiane, besimit, familjes, pronës, konkurrencës së lirë dhe interesit kombëtar. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu argumentoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar përbëjnë rrezikun më të madh për Shqipërinë.

“Blerja masive e zgjedhjeve, kërcënimi i votuesve, bashkëpunimi hapur me krimin, krijimi i një administrate politike zgjedhore, me patronazhistë dhe aktivistë, kishin dhe kanë një qëllim të vetëm: kontrollin e jetës suaj, të shoqërisë shqiptare, duke krijuar bindje se ka një Zot, që nuk është ai për të cilin folët ju, por është Edi Rama. Përballë nesh ka dy rrugë: të ulim kokën ose të ngrihemi. Të luftojmë të ndërtojmë fatin tonë, të familjeve tona, vendit tonë. Ka edhe një rrugë tjetër, e cila po kthehet në një rrugë shkatërruese e identitetit, te ardhmes sonë politike dhe sociale të Shqipërisë, largimi i të rinjve, i të rejave, intelektualëve nga Shqipëria. Largimi i një milionë shqiptarëve është krimi më i madh i qeverisë socialiste. Kjo për arsyen se Shqipëria është bërë e pajetueshme nga kjo qeveri, për pjesën më të madhe të shqiptarëve.”, -tha Mediu.

Me shqetësimin se qeveria e Edi Ramës në Tiranë dhe ajo e Vuçiçit në Serbi po sillen njësoj autoritariste si Putini, ku shkatërrimin opozitës është qëllim kryesor, Kreu i Partisë Republikane tregoi rrugën që duhet të ndjekë opozita për të fituar besimin e qytetarëve. Garantimi i koalicioneve zgjedhore përmes reformës zgjedhore, gara me lista të hapura, vota e diasporës, ndëshkimi i partive dhe deputetëve që manipulojnë zgjedhjet duhet të jenë disa nga objektivat parlamentarë, ndërsa në krijimin e marrëdhënieve të opozitës me elektoratin, Mediu veçoi dhënien e mundësisë të rinjve dhe të rejave, intelektualëve kudo që janë në Shqipëri, Amerikë, Kanada, Europë, për t’i bërë ata pjesë të drejtimit dhe ndryshimit të politikës, duke krijuar shpresë dhe besim.

“Opozita nuk mund të katandiset në qëllimin se kush do të jetë deputet, por duhet ta shohë parlamentin si vendin ku shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mundësinë për të ardhmen dhe shpresën e tyre. Opozita nuk mund të mbyllet në meskinitetit dhe interesat e vogla përjashtuese të disa individëve, por duhet të hapet dhe të vendosë në bazë të disa vlerave të saj konkurrimin, gjeneratën e re, vlerat më të mira. Opozita e liderëve duhet të ndryshojë dhe të bëhet opozita e shqiptarëve, që krijon hapësirën në Kuvend, nëpërmjet garës, gjeneratën e mrekullueshme të të rinjve e të rejave që jetojnë këtu në Shqipëri dhe në vende të tjera.”, tha ai.

 

 

Kreu i Partisë Republikanëve, nismëtar i bashkimit të opozitës në një federatë, këmbënguli në forcimin e këtij organizimi të opozitës, si mënyra më e mirë për të krijuar një alternativë të besueshme. Duke gjykuar se çdo ndarje e opozitës është një mundësi për Edi Ramën, Mediu tha se opozita duhet të angazhohet seriozisht për ta kthyer Federatë në një koalicion opozitar me program, me logon e saj dhe në vendin që bashkon shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e njerëzve, kur të kuptojmë se fati ynë është i lidhur me shqiptarët dhe jo e kundërta, që fati i shqiptarëve qenka i lidhur me ne. Dhe po vij tek detyra jonë, federata apo konfederata e opozitës, quajeni si të doni, sepse opozita e bashkuar është rruga e vetme për të mposhtur të keqen e kësaj qeverie. Sepse opozita nuk duhet vetëm në Tiranë, por duhet të jetë në çdo skaj. Bashkimi i opozitës nuk mund të funksionojë vetëm si takim i kryetarëve të opozitës në Tiranë, por duhet të funksionojë në çdo qark, në çdo bashki. Me çdo individ. Çdo individ ka vlerë, por duke qenë bashkë fiton 100 herë më shumë vlerë për të qëndruar dhe luftuar së bashku.”, pohoi ai.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se Federata e opozitës duhet të ndërtojë marrëdhëniet me SHBA, BE dhe NATO-n, duke bërë të qartë se, një nga problemet e mëdha, krahas Serbisë, Rusisë dhe Kinës është mungesa e demokracisë Në Shqipëri, korrupsioni dhe krimi i organizuar, i lidhur me qeverisjen. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare ishte një rast për të theksuar orientimin kryesor të Partisë Republikane pro familjes, e cila është në sulm nga një qeveri që nuk njeh asnjë parim.

“Nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa familja dhe familja është vlera më e madhe e shoqërisë shqiptare. Është shtëpia e Zotit dhe e mikut. Fatkeqësisht, politika e majtë kërkon ta shkatërrojë familjen dhe shtëpinë e shqiptarit. Të nxjerrin Zotin përjashta dhe të fusin Ramën brenda. Të nxjerrin përjashta të zotin e shtëpisë dhe ta zëvendësojnë atë me numrat 1,2,3,4, siç do qeveria. Partia Republikane nuk është kundër askujt, lirisë së kërkujt, por është pro familjes, jetës, si dhe vlerave dhe traditave më të mira shqiptare.”, shtoi ai.

Continue Reading

Politike

Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare

Do të publikohet sot investigimi i radhës i televizionit italian “Rai 3”, për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe më tepër.

Gjithashtu pritet që të publikohet edhe intervista me kryeministrin Edi Rama, i cili nisi një fushatë të ashpër sulmesh pas publikimit të dokumentarit të parë nga emisioni Report, në “Rai 3”.

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve.

Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë.

Ndërkohë, emisioni investigativ do të prekë edhe ndërtimin e qendrave që do të presin emigrantët. Fillimi i aktivitetit të këtyre qendrave ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbulon emisioni duke vizituar kantieret, nuk flitet dot për hapjen e tyre para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë.

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama do të flasë për herë të parë një intervistë për Report.

Continue Reading

Politike

E trishtë/ Deputetja Albana Vokshi humb babanë: Pusho në paqe, bab

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Sadik Vokshit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se i ati ishte shembulli i përkushtimit dhe dashurisë për famijen.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.

Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.

Pusho në paqe, bab!

Përcjellja për në Tufinë bëhet në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAK-u”, shkruan deputetja Albana Vokshi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING