Connect with us

Politike

Noka para qytetarëve: Misioni ynë është ta çojmë Ramën para drejtësisë

“Ne nuk mund të kemi kryeministër hajdut. Shqiptarët kanë rrëzuar 33 vite më parë, në një ditë si kjo një diktator gjakmitar. Sot është dita, o sot o kurrë. të dashur vëllezër dhe motra, ne kemi një mision. Misioni jonë është të çojmë Ramën ku e ka vendin, para drejtësisë. Ne jemi sot për t’i thënë atij, se atë vend do të kesh. Ndëshkimin tënd do ta japë drejtësia. Këta njerëz dhe ky shesh do të jenë fundi jot. Për ty do të nisë një periudhë e keqe, e papërballueshme. Ti do të japësh llogari për çdo cent të vjedhur,” tha Noka.

Advertisement