Bota
Tragjedi në fabrikë, punëtori shtypet nga makineria
Një punëtor 52-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në një fabrikë Stellantis në Italinë jugore. Gjithashtu punëtorët e fabrikës bëjnë thirrje për një grevë të menjëhershme në objekt, duke u ankuar për masat e papërshtatshme të sigurisë.
“Stellantiss shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjen e viktimës. Kompania po bashkëpunon në mënyrë aktive me autoritetet gjyqësore dhe policinë, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
Punëtori u shtyp nga makineria, tha një burim i sindikatës. Gjithashtu aksidenti shkaktoi një reagim të ashpër mbi standardet e sigurisë në vendin e punës në Itali.