Kosova
Eksperti kroat komenton çështjen e dinarit/ Ja pse amerikanët janë të pakënaqur
“Krejt çfarë u shpalos rreth vendimit medoemos për ndalimin e valutës serbe nga ana e qeverisë kosovare, gjë e cila hasi në rezistencë të hapur nga shtetet e QUINT’it – më shumë rreth etikës dhe mënyrës së zbatimit se sa në lidhje me vendimin në vetvete, prodhoi “publicitet të mirë për palën serbe” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare” – Kështu mendon eksperti kroat i çështjeve rajonale, Davor Gjenero, i cili në të njëjtën kohë mbështet plotësisht vendimin e Bankes Qendrore te Kosoves, por edhe tërheq vërejtje për moskonsultimin me aleatët, që sipas tij, do bënte që legjitimiteti i vendimit të shoqërohej edhe me mbështetje adekuate.
Gjenero nuk vëren asnjë problem, as me legalitetin dhe as legjitimitetin e vendimit të ndalimit të dinarit. Ai e quan madje të mirë edhe për vetë serbët e Kosovës – por, tha se është prodhuar “pakënaqësi” si pasojë e çështjes së moskomunikimit të vendimeve nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, te bashkësia ndërkombëtare.
“Është e qartë që amerikanët janë të pakënaqur me Qeverinë e Kurtit. Ky po provon të udhëheq me politika të pavarura dhe kjo është diçka që po shkakton një lloj pakënaqësie mes partnerëve euroatlantikë, veçanërisht ShBA-në” – ka thënë Davor Gjenero duke potencuar: –
“Për Kosovën do të ishte më mirë të konsultohej me aleatët e saj rreth kohës dhe rreth asaj se si të zbatojë disa vendime me amerikanët dhe evropianët, por kjo nuk do të thotë që Kosova duhet të zbehë ose heq çfarëdo vendimi që përmbush pavarësinë e Kosovës dhe funksionalitetin e sovranitetin e saj shtetëror”