Connect with us

Kosova

I dua shumë të dy/ Sarrazin habit me deklaratën për Kurtin dhe Vuçiç

Në vlerësimin e të Dërguarit Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë persona “inteligjentë” dhe se të dy “lexojnë shumë” dhe deklaroi se ka vlerësime pozitive për ta.

“ Me Kurtin dhe Vucicin është nder të bashkëbisedoj. Të dy janë inteligjentë dhe shumë të shkathët por edhe kanë dallime të mëdha, por kisha thënë se mund të them se ka shumë punë më të këqija sesa të bashkëbisedoni me njerëz të mençur dhe që lexojnë shumë” – theksoi Sarrazin duke shtuar: –

“Unë kam studiuar historin, kështu që me te dy është më së e zakonshme të bisedojmë për historinë. Të kishte qenë vetëm për biseda do të kishte qenë një bisedë e përkryer, por natyrisht ndonjëherë ka të bëjë me rezultate dhe natyrisht ne duam të kemi rezultate, duam të sjellim rajonin më afër BE-së dhe duam të jemi të dobishëm edhe për Kosovën dhe Serbinë por edhe vendet e tjera të rajonit për të sjellë lajme të mira” – theksoi emisari gjerman

Advertisement