Connect with us

Aktualitet

Spahiu: Shndërrimi i Shqipërisë në fuqi ushtarake, garanci për Kosovën

Juristi, Kreshnik Spahiu, komentoi situatën gjeopolitike në rajon dhe më gjerë.

Spahiu apeloi ndaj autoriteteve shqiptare që të nisin armatosjen e fuqishme të vendit, pasi synimet e Vladimir Putin janë që të krijojë vatra destabilizimi në Ballkan.

Spahiu theksoi se një nga pikat më të dobëta të Shqipërisë në negociata me fqinjët ka qenë gjithmonë fuqia e saj e dobët ushtarake, ndaj shtoi se një Shqipëri më e fuqishme ushtarakisht është një garanci për Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

“Shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi ushtarake realizohet në një plan afatgjatë. Është mirë që Shqipëria tashmë e ka futur në axhendën e saj qoftë blerjen e armëve, rritjen e teknolojisë, hapjen e bazave ushtarake dhe rivënien në punë të fabrikave për prodhimin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Kjo është një domosdoshmëri. Këtë e bëjnë të gjitha shtetet në rajon dhe Turqia që është një superfuqi ushtarake. Sigurisht kjo nuk do mirëpritet nga fqinjët tanë.

Nëse ne kemi pasur një pikë të dobët në negociata si shtet është se fqinjët tanë nuk na kanë marrë seriozisht pasi nuk na kanë pasur frikë kurrë.

Gjithmonë ne kemi shkuar të dobët në bisedime dhe marrrëveshje, pasi fqinjë tanë kanë qenë gjithmonë më të fuqishëm në sistemin e mbrojtjes, në sigurinë e tyre dhe në armatime. Ndaj kurrë ne nuk na kanë marrë në konsideratë. Armatosja e Shqipërisë është dhe një garanci për Kosovën dhe një rritje e stabilitetit në Ballkan”, tha Spahiu

Advertisement