Connect with us

Politike

Sinjal për afrimin e themeluesve të PD? Basha takon ish-ministrin e qeverisë së 1992

Në një postim në profilin e tij në facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë një foto me themeluesin e Partisë Demokratike, profesorin e njohur Rexhep Uka.

“Para nisjes për në Paris ku do të marr pjesë në punimet e komiteteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës u ndala tek Uka Farm në Laknas, një kartvizitë e mrekullueshme e punës së ndershme dhe pasionit për të bukurën dhe të mirën.” – shkruan Basha në facebook.

Më tej kreu i PD shprehet se “bisedat me mikun tim Rexhep Uka janë një turne i vërtetë intelektual, filozofik, kulinar dhe politik, plot reflektim, motivim dhe dashuri të pastër për Shqipërinë”.

Advertisement