Kosova
U përdhunua dhe u rrah barbarisht nga serbët në 1999, djali rrëfen historinë traumatike
Një djalë nga Kosova ka rrëfyer historinë e dhimbshme dhe dhunën që ka përjetuar nga militantët serbë në luftën e Kosovës. Në emisionin “Në shënjestër” në News 24 u tregua sot dëshmia e një burri të përdhunuar.
Djali i cili sot ka krijuar familjen e tij, thotë se deri në momentin që u shfaq lufta jeta e tij ishte mirë. Ai rrëfen momentin se si u kap nga forcat serbe u përdhunua dhe u dhunua barbarisht. Nuk e harroj ngarjen edhe pas 100 mijë vitesh, shprehet i dëshpëruar ai.
Rrëfimi i tij:
Jeta ishte e mirë deri në momentin që u shfaq lufta. Më kujtohet si sot ka qenë një shtëpi e pa ndërtuar. Ai e ka bërë të vetën. Më ka dhunuar. Kam qarë shumë, kam bërtitur shumë. Minutën që ai ka filluar të më dhunojë, aty nuk kam ditur më për vete. Asgjë nuk më është dukur më interesante. Aspak…
Ngjarja është shumë e tmerrshme. Ka qenë diku nga marsi dhe atë ditë kemi shkuar të blejmë diçka. Më kujtohet si sot, ka qenë një shtëpi pa çati, dhe aty ka qenë një postbllok i paramilitarëve serbëve.
Njëri më ka kthyer dhe ma ka thënë: Ti ndalo. Në serbisht, ndalo. Ata ishin katër. dy të ndalonin dhe të merrnin në pyetje. Po ishin të rinj ishin shumë. Unë e hoqa lejen e njoftimit dhe ua dhashë. Dhe atëherë ata duke folur me njëri-tjetrin, njëri prej tyre tha: Merre çoje te ajo shtëpia, vrite”,
Te qoshja e shtëpisë I kam nxjerrë paret, dhe m’i kanë marrë. Jam zhveshur, i kam hequr pantallonat, deri në fund të këmbëve. Aty ka ardhur njëri me automatik, kurse tjetri më tha: Ktheu përmbrapa.
Unë kam filluar me bërtitur. Në atë moment kam menduar që ai do më godasë me thikë pas shpine. Ai më ka kapur nga pas, nga flokët dhe më ka ngreh nga mbrapa. Sigurisht më ka dhunuar, dhe e ka bërë të vetën. Kam qarë shumë, kam bërtitur shumë.
I pari më ka rrahur shumë. Atë nuk e harroj ndoshta edhe pas 100 mijë viteve. Ai më qëllonte pas shpine, dhe më thoshte në serbisht: Mos bërtit…Kurse ai tjetri thoshte: Bjeri në kokë, mbyte. Më ka rrahur aq shumë, më ka rënë pas koke, aq shumë saqë ndoshta thosha më mirë të më vrasin.
Nuk mundesh të harrosh sepse ajo ka qenë dhunë. Jetën do ta kisha ndryshe sikur ai që e bëri atë të gjë të kishte vuajtur dënimin. Sepse ti nuk mundesh ta falësh kurrë, sepse ai të ka dhunuar. Ata kanë qenë 100 përqind në ndikim droge.
Gjatë luftës jo vetëm unë por edhe shumë mjekë, ishim të angazhuar për tju ardhur në ndihmë mijëra kosovarëve. Aty ka qenë edhe kontakti im i parë me to, në rrethanat e kampeve kryesisht në Kukës, ku për herë të parë më ka qëlluar të takoj gratë dhe vajza, por edhe burra të cilët kishin përjetuar dhunën seksuale nga lufta.
Unë për vete kurrë se kam ditur që mund t’ja rrëfej dikujt këtë histori, kjo pasi ende në Kosovë është turp që një mashkull të dalë të flasë për këtë dhunë. Po kur kam folur me organizatën atëherë unë jam çliruar dhe kam qenë shumë më i fuqishëm.
Unë e kam lënë gotën në tavolinë, jam çuar dhe kam hyrë në një shtëpi tjetër që ishte aty afër… Aty kam qarë dhe kam shtrënguar veten…e kam ndjerë veten shumë keq. Ti s’mundesh të rrish në një vend kur dikush flet për një burrë ose një grua që është e dhunuar, apo nuk ka përkrahje prej askujt. Ashtu mendoj edhe unë për vete, se si kam vuajtur.
Kryesisht ne flasim për rreth 20 000 gra dhe burra të dhunuar. Komisioni Qeveritar për Njohjen e Dhunës Seksuale si krim lufte janë paraqitur rreth 2 000 gra dhe burra, ku mbi 1700 prej tyre sot gëzojnë përfitime.