Connect with us

Kronike

“Marrim 150 deri në 500 euro…”/ Zbardhet dosja e eskortave në Durrës

Vijnë si turiste por në shqipëri ushtrojnë prostitucion. Është ky trendy gjithnjë e në rritje i vajzave nga amerika latine, azia e nacionalitete të tjera, që njihen si eskortat e seksit.

Durrës po hetohen dy venezueliane, një kolumbiane e një spanjolle.

4 shtetase të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan pak ditë më parë për prostitucion nga policia e Durrësit. Rasti u zbulua pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, gjatë takimit për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se një prej vajzave të huaja akuzohet edhe për përshtatje të lokaleve për përdorim droge, pasi në banesën që kishin marrë me qira u gjet një sasi kokaine. Ato do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa prokuroria u ka sekuestruar pasaportat dhe një leje qëndrimi që kishte një prej shtetaseve.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë dëshmuar se kanë mbërritur në Shqipëri më 5 shkurt të këtij viti, pranojnë faktin se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës por janë të pavarura dhe nuk trysnohen apo menaxhohen nga askush

Gjithashtu kanë deklaruar se paratë që fitojnë u’a dërgojnë familjeve të tyre. Prokuroria ka verifikuar se në faqet e shumta online të eskortave të sekstit, ishin të hapura profile me fotot dhe kontaktet e shtetaseve të proceduara në gjendje të lirë. Sipas këtyre faqeve në Shqipëri qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga azia e largët.

Ato hynë në Shqipëri si turiste dhe sipas hetimeve të ngjashme të policies, largohen nga vendi pas disa javësh. Shërbimet seksuale që ofrohen variojnë nga 150 deri në 500 euro, në varësi të kohës dhe nëse shkon në banesën e eskortës apo ajo vjen ku dëshiron klienti.

Kronike

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Me kallashnikov dhe municione të tjera luftarake në banesë, arrestohet 57-vjeçari

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit, në banesat e 2 vëllezërve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe procedohet në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta, teksa ai mbetet në të njëjtat parametra.

Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion

Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Dyshohet se është vetëvarur, 40-vjeçari gjendet i pajetë

Një 40-vjeçar është gjendur ditën e sotme pa shenja jete në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm.

Sipas autoriteteve shtetasi A. N. është vetëvarur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.15, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. N., rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Foto/ Çantat plot me para! Ndalohet 45-vjeçari në Kakavijë

Një 45-vjeçar u vu nën hetim, pasi në pikën kufitare të Kakavijës, u kap me dy çantat të mbushura me para të padeklaruara.

Shtetasit me iniciale E. K., iu gjetën 47.150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe ndaj 45-vjeçarit, banues në Tiranës, nisi procedimi penal, në gjendje të lirë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING