Kosova
Asociacioni shkon në Kushtetuese/ Tregon Kusari-Lila
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi është pritur të ketë reflektim në komentet që pala kosovare ka bërë te ndërmjetësuesi për dialog, emisari Miroslav Lajçak, duke shtuar se është skeptike se do të ketë progres në dialog para zgjedhjeve në Bashkim Evropian.
Sipas saj, dërgimi ose jo i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të ndryshonte situatën aktuale në terren në katër komunat veriore. Shefja e deputetëve të LVV-së gjithasjti akuzoi Serbinë për qasje dekonstruktive në dialog dhe theksoi se përderisa nuk ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë dhe derisa shteti fqinj mbron personat që kanë qenë të përfshirë në agresionin ndaj Kosovës, është e vështirë të thuhet se mund të ketë lëvizje përpara në dialog.
Duke folur për rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovëa, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë dhe mundësitë që e njëjta të diskutohet në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel, Kusari-Lila, tha se e vetmja çështje që mund të bisedohet në raport me këtë temë janë gjetja e mekanizmave lehtësues për konvertimin e dinarit në euro.