Connect with us

Kosova

Pres lajme të këqija…Vuçiç tregon si e gënjeu Perëndimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se në ditët në vijim, ai do ti shpjegojë popullit serb se si arriti bashkësia ndërkombëtare ta gënjejë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndonjë reagim të ri nga bashkësia ndërkombëtare, tha se pret vetëm lajme të këqija, para së gjithash siç tha “në fushën e çështjeve që janë thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.

Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërkaq, gjatë javës së shkuar, Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e pronave te Manastirit të Deçanit, gjë që ishte kusht i lidhur me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.

Kosova në shtator të vitit të kaluar, u vizitua nga dy juristët eminentë, të cilët ishin në krye të një misioni faktmbledhës i cili kulmoi me një raport, në të cilin ndër të tjera kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, reforma për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor e përmbajtja nga përdorimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës.

Advertisement