Kronike
Dhunuan të riun në lavazh, vetëdorëzohen 4 autorët në Korçë (EMRAT)
Katër autorët e plagosjes së 30-vjeçarit Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi, janë dorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.
Bëhet fjalë për shtetasit Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura. 30-vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur më 22 mars, ndërsa sherri ka nisur në datën 14 shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ky i fundit, së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.