Connect with us

Politike

Berisha: Beteja kundër teatrit është beteja e një pseudoartisti kundër artistëve të vërtetë

BerishaMirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, qëndrestarë të pamposhtur, luftëtarë të kauzave të drejta, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të mrekullueshëm, të cilët kanë shndërruar këtë platformë, në burim të pashterrshëm drite për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Një burim të pashterrshëm të të vërtetave të mbulohen me terrin e propagandës së regjimit monist.

Të dashur miq, sot kjo protestë nuk mund të ketë simbol, shenjë më të shenjtë se sa qëndresën e pashembullt në historinë e Europës të një grupi artistësh për teatrin e kombit.

Beteja e tyre për teatrin e kombit në të vërtetë është betejë e çdo shqiptari që e ndjen veten shqiptar. Është betejë e çdo qytetari që e ndjen veten qytetar.

Është betejë e të gjithë atyre që besojnë se kultura dhe identiteti janë shpirti i kombit, janë shpirti i shoqërisë dhe i vendit.

Qëndresa e tyre më e jashtëzakonshmja e regjistruar ndonjëherë është një betejë të cilën ne kurrë nuk mund dhe nuk duhet ta humbasim.

Teatri dhe kultura janë flamujtë për të cilët luftohet, sakrifikohet çdo gjë për fitoren e tyre. Miqtë e mi, Tirana është sot kryeqyteti i vetëm dhe Shqipëria është sot shteti i vetëm pa një teatër kombëtar, sepse një shpirtrrënuar, pseudoartist, duke parë veten e tij të pakrahasueshëm me artistët e vërtetë, bëri një betejë të egër çnjerëzore se si e si t’i shfaroste ata.

Beteja kundër teatrit është beteja e pseudoartistit kundër artistëve të vërtetë. Por beteja kundër teatrit nuk është vetëm kaq.

Është beteja e korrupsionit, e drogës kundër kulturës dhe teatrit tonë. Në qoftë se e shohim me gjakftohtësi, droga, korrupsioni rrafshoi teatrin, gjë të cilën nuk e bënë as pushtimet më barbare.

Politike

“30 vite në këtë baltë…”/ Rama: Të mos humbasim kohë për orekset e pseudopatriotëve fodullë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se se rruga e vetme që duhet ndjekur është rruga e demokracisë. Rama shtoi se në gjithë këto vite, ka qëne më e lehtë shtoheshin konfliktet në vend që të punohej dhe bashkëpunohej për një shembull sa më të mirë në të gjithë rajonin. Ai tha se kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht.

“A nuk është më e ndershme që ta ndajmë atë që u përket popujve nga ajo që u përket shteteve. Atë që u përket shteteve nga ajo që u përket partive dhe atë që u përket partive për zgjedhjet e ardhshme dhe atë që u përket brezave të ardhshëm për cilësinë e paqes.

A nuk është më me rëndësi që Shqipëria dhe Greqia të bashkëndajë rrugën e prosperitetit në vend që të konsumojë kohë dhe energji për orekset e ca pseudopatriotëve fodullë dha llafazanë që i kemi me shumicë edhe këtej dhe andej?

Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne shqiptarët dhe greket që ta mësojmë dhe pranojmë një të vërtetë të thjeshtë se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufi. Të vërteten e thjeshtë duhet ta bëjmë shtratin e përbashkët. Fqinjësinë dhe baltën e mërisë e kanë llangosur shumë thellë.

Kemi 30 vite në këtë baltë dhe duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë shumë më tepër fryte suksesi dhe të bëheshim një shembull rrezatues për të gjithë rajonin”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Ligji i luftës/ Rama: Duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri

 Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Rama tha se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e NATO-s.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Politike

Rama mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruara greqisht: Të mos bëhemi armiq!

Në përfundim të takimit të mbajtur me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me një poezi të Naim Frahsërit të shkruar në greqisht, “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”.

Rama i kërkoi kryeministrit greg të mos bëhen armiq dhe të mos zihen, por të jetojnë në harmoni dhe paqe.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Ndërruat emrin, përjetuat poshtrimin e fshesave të zeza

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Athinë, kryeministri i vendit Edi Rama, nga stadiumi “Galatsi”, ka kujtuar sakrificat e tyre si emigrantë.

Kreu i shtetit u shpreh se shqiptarët kanë bërë punët më të rënda, u është dashur të ndryshojnë emrin për të fituar dokumentet  dhe të shohin fëmijën duke qarë, sepse i mohoheshin ceremonitë e flamurit nëpër shkolla, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Por, pavarësisht të gjitha vështirësive, ata ia kanë dalë të fitojnë respektin në shoqërinë greke.

Gjithashtu, Rama theksoi se Greqia është sot e shqiptarëve, po aq sa është e vetë grekëve.

Edi Rama: “Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjtuat poshtrimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deprtuar në Shqipëri. Shumë nga ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentat e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmiëjn të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit. Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhe. Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat.

Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si resident të damkosur të këtij vendi, në dritën e jetës si qyetarë të barabartë të këtij shteti. Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënsëi, repsektin e fqinjit dhe dinjitetit e një njeriou të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat. Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë”.

Continue Reading

Politike

Spiropali-emigrantëve: Edi Rama 25 vite më parë ishte emigrant, sot kryeministër i Shqipërisë

Gjatë fjalës së saj të mbajtur në stadiumin “Galatsi” në Athinë ku po zhvillohet takimi me shqiptarët që jetojnë aty, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se koha ka ndyshuar dhe tani Shqipëria pret më shumë se 10 milionë turistë në vit.

Gjithashtu, ajo thekson se kryeministri Edi Rama, 25 vite më parë ka qenë vetë emigrant, por sot është kryeminsitër i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Ndër të tjera, ministrja u bëri thirrje gjithë emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Spriropali: “Historia dhe gjeografia janë bërë shpesh barrikadë kundër popujve. E di që sot jeni mbledhur kaq shumë për të dëgjuar fjalën e dikujt që rreth 25 vite më parë ishte emrigrant në perëndim. Ai sot është kryeminsitir i vendit tuaj. Mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë ta mendoje se vendi ynë do të bëhej magneti i mbi 10 mln turistëve në vit, ndër të cilët edhe grekë. Për të kuptuar se si është kthyer bota përmbys.

Kjo përmbysje është lajmësja e parë e një ftese për ata që kanë kursime për të investuar na bastin e sigurt të Edi Ramës dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të rrinë. Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, por është padiskutim vendi ku kush kthehet me dijen, aftësinë, eksperiencën e migracionit i ka mundësitë për t’ia hapurr vetes rrugën në një copëz Evropë në formim e sipër”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING